JUVELIVE

26 nëntor 2009

Van Gaal : Toni le të kërkoj klub tjetër

Trajneri i Bayern Munchen Louis Van Gaal i ka thënë shtypit se sulmuesi Luca Toni mund të largohet nga Bayerni këtë dimër. Ish ylli i Fiorentinës e ka shprehur haptaz pakënaqësinë me klubin dhe dëshiron rikthimin në Serie A.
“ Lojtari vetë e ka thënë se dëshiron të largohet.”
“ Atëherë unë i them që mund të kërkoj klub tjetër. Natyrisht, klubi vendos për këtë, por unë do të ndikoj që ai të largohet.”
“ Të gjithë lojtarët kanë shancat e tyre, por të gjithë duhet ti përshtaten rregullave që i kërkon Bayerni.”
Por, Van Gaal do të bënte mirë të kujdesej për karrikën e vet në stolin e Bayernit pasi që nuk është aspak i sigurtë. Nëse Bayern dështon të kualifikoht më tej në CL për të cilën duhet ta mposht Juventusin, atëhere Van Gaalit do ti tregohet drea.
Roma, Milani dhe Napoli thuhet të jenë të interesuara për Tonin.