Bayern Munich është në bisedime me fabrikën gjermane të automobilave, Audi për një investim dhe marrëveshje sponsorimi në vlerë prej më tepër se 100 milionë euro, ka njoftuar menaxheri i përgjithshëm i klubit, Uli Hoeness.“Kemi synim të nënshkruajmë kontratë afatgjate. Kontratë reklamuese dhe pjesëmarrje. Vlera është mbi 100 milionë euro” tha Hoeness i cili shtoi se marrëveshja ende nuk është finalizuar por njoftimi pritet të bëhet para datës 27 nëntor.