Heroi i ndeshjes mes Juves dhe Napolit është Marek Hamsik, që shënoi një dygolësh në portën e Bufonit. Sllovaku është i lumtur për paraqitjen e së shtunës: “Këtë dygolësh do ta kujtoj për gjithë jetën së bashku me kualifikimin në Botëror të arritur me kombëtaren time, - tha napoletani. - Merita është e trajnerit Maxarri.Tani skuadra ka sedër dhe nuk do të dorëzohet më”.Është momenti për të caktuar objektivat: “Kam thënë që dua Ligën e Europës, - specifikon presidenti De Laurentis, - dhe s’ndryshoj mendim. Championsi? As që e mendoj, sepse duhet një program i saktë, blerje të gjetura dhe dy skuadra me vlera të njëjta”.