Fitorja e Fiorentinës ndaj Katanias duket se nuk e ka kënaqur Pantaleo Korvinon, i cili është shumë i zhgënjyer nga gjykimi i Taljaventos. Sipas drejtorit sportiv vjollcë, kjo është hera e disatë që “luhet” kundër Fiores: “Ndeshja u ndikua nga kartoni i kuq i Dainelit në pjesën e parë, - tha Korvino.- I ftoj të gjithë ta krahasojnë me atë të Kapuanos dhe të thonë se cili nga të dy është i drejtë ose jo. Është një episod që më shqetëson. Episodet ndodhin në favor ose kundër, por kur të ecën keq prej 5 ndeshjesh dhe i shikon lojtarët të mërzitur, zhvishesh nga roli i drejtuesit dhe i mbron. Ndihen të dëmtuar pa asnjë motiv”.