JUVELIVE

02 nëntor 2009

Blank konfirmon: Besim ndaj Ferrarës

E dielë gri në shtëpinë e Juves pas humbjes me Napolin. Lojtarët u grumbulluan në Vinovo, ku analizuan gabimet ndaj Napolit. Mes më “aktivëve” ishte Diego, që foli me shokët, duke nxjerrë problemet taktike dhe jo vetëm. Presidenti Blank në fund të analizës me skuadrën konfirmoi besimin ndaj Ferrarës. Ndërkohë trajneri bardhezi ka grumbulluar për sfidën e Championsit ndaj Makabit Tel Aviv edhe Kamoranezin, Kaseres e Melon. “Besimi ynë ndaj Çiros nuk ka ndryshuar”. Kështu u shpreh presidenti bardhezi Zhan Klod Blank. “Juventusi i vërtetë nuk është ai i së shtunës në mbrëmje, por ai që shkatërroi Sampin 5-1 një javë më parë”.