27 nëntor 2009

Editorial – El Classico : A mund të hakmerret Real Madridi për humbjen ‘6-2’ ?

Riimagjinojeni fytyrën e Tomit kur nuk mund ta zë Jerryn. Ose fytyrën e George W. Bush kur e realizon dëshirën për tu urryer nga Bota. Por, imagjinojeni fytyrën e një fëmiu që mendonte se Babadimri ekziston por e merr vesh që njeriu me mjekrën e bardhë prapa bredhit ishte babi i tij me një kostum të dorës së dytë.

Ky ishte shikimi në fytyrat e fansave të Real Madridit më 2 maj 2009 kur galaksitë dhe qielli kishin rënë poshtë në Bernabeu. Kjo natë është menduar të jetë pika më e lartë para gjysmëfinaleve të Barcës në CL. Real Madridi dëshironte ta shfrytëzonte rastin për ta dërrmuar Barcelonën.

Por, ata nuk mundën. Dhe, rezultati qesharak prej 6-2 në favor të Barcelonës e kishte përfunduar ëndrrën e Realit për titullin dhe regjimin e Juande Ramosit në Shtëpinë e bardhë.

Njëra prej arsyeve se pse erdhi multi biliarderi Florentino Perez në postin e presidentit të Realit ishte pikërisht Barcelona. Nëse derbi nuk tregoi asgjë, atëherë ishte sepse Reali nuk i pati lojtarët e duhur për ta sfiduar Barcelonën që luan futbollin më të bukur në botë. Golat erdhën por nuk kishte kurfarë kreativiteti që mund të krahasohet me rivalët e përbetuar, duke luajtur me dy mesfushorë defanziv dhe duke pranuar pak por duke mos shënuar shumë.

Këtë herë, mendohet, është më ndryshe, ndryshon sikur shkumsi dhe djathi. Këtë herë, nëse ka ndonjë ekip për ta sfiduar Barcelonën lojtarë më lojtarë atëherë është Real Madridi. Los Blancos nuk janë përshtatur ende si ekip por, Cristiano Ronaldo, Kaka, Karim Benzema, Xabi Alonso, Lassana Diarra, Pepe, Raul Albiol dhe Iker Casillas janë, kolektivisht, në vendin e dytë pas, ose të njëjtë me Lionel Messin, Andres Iniestën, Zlatan Ibrahimovicin, Thierry Henryn, Carles Puyolin dhe Xavin.

Takimi i cili më herët ishte i konsideruar më i madhi në planet, sot është më i madhi në univers. Ndeshje, e cila e obligon Manuel Pellegrinin që të hakmerret për disfatën turpëruese 6-2 në Camp Nou. Nëse Reali fiton, natyrisht.

Manuel Pellegrini më shumë se të tjerët do të dëshironte të dinte se cilat janë pikat e forta të Barcës, dhe ku janë dobësitë e Realit. Siç u pa në demolimin e Blaugranëve bërë Interit në mesjavë, nëse e lejoni Barcelonën të ketë posedimin më të madh, atëhere dijeni se do të ju shqyej përgjysmë. Natyrisht, Interi nuk i ka lojtarët për tju përgjigjur vallëzuesve të Guardiolës, e që Madridi i ka, por sdo të thotë se posedimi i Barcelonës është kyç pse ky klub është i paprekshëm.

Duke u mbrojtur 90 minuta në Camp Nou do të prodhonte një pikë të artë për Realin – por, Rubin Kazani dhe Interi e kanë provuar se nëse e mbani mirë vijën e mbrojtje dhe jeni të fortë në kundërsulme do të keni shancë kundër kampionit të Europës – por kjo nuk do të ishte mënyra për t’iu përshtatur pohimeve të Perezit për makinën e futbollit më të mirë në botë.

Për më shumë, edhe pse mbrojtja e Real Madridit nuk është e keqe – ata e kanë mbajtur më shumë portën e pastër këtë sezonë. Mirëpo kolektivisht lojtarët bënë shpeshherë gabime që mund të kushtojnë kundër lojtarit më të mirë në botë ( Messi, nëse luan ), mesfushorit qëndror më të mirë në botë ( Xavi ) dhe mesfushorit më të mirë ofanziv në botë ( Iniesta ).

Sezonin e kaluar, Juande Ramos mbajti një qëndrim defanziv në Camp Nou sepse ishte e pamundshme të bësh diçka me një takikë sulmuese, të cilën e përdori në Bernabeu, por që doli të jetë e gabuar sepse nuk i kishte lojtarët e duhur. Këtë herë, Real Madridi i ka lojtarët por nuk e ka qëndrueshmërinë. Kjo është arsyeja pse Reali duhet të ketë më shumë kujdes në balancing mes mbrojtjes dhe sulmit.

Madridit i duhet një injeksion me dozë të ‘’ Capelloizmit “ në lojën e tyre, dhe një dozë të lojës së Barcelonës : Çelësi qëndron diku tjetër. Çelësi është edhe moslejimi i dominimit të posedimit të Barcelonës në territor të vetin nga minuta e parë, diçka që ishte instrumentale në kolapsin qesharak të Interit të Martën.

Sepse, nëse ja jep Barcelonës topin, ajo kurrë nuk do të ta kthej.