27 nëntor 2009

Iniesta rinovon kontratën

Andres Iniesta ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën që do ta mbaj atë në këtë klub deri më 2015 duke e rritur klauzolën e blerjes së tij në hiq më pak se 200 milion euro.
Kontrata e kaluar e Iniestës do të skadonte më 2014 dhe kishte një klauzolë prej 150 milion eurosh, por klubi e ka parë të nevojshme që të vazhdoj kontratën me super mesfushorin.
Barcelona është në rrugë të mirë që ta mbajë këtë ekip edhe për një kohë të gjatë pasi që deri më tani kontratat i kishin rinovuar Eric Abidal, Victor Valdes, Carles Pyol, Yaya Toure, Lionel Messi dhe Pedro.
Pasi që ishte larguar nga klubi i të rinjve të Real Madridit, ai ishte sjellur në Barcelonë nga e ëma e tij.
Pas debutimit të tij më 2002 ai u bë njëra prej shtyllave të ekipit blaugran, duke u konsideruar mesfushori më i mirë në botë.