JUVELIVE

26 nëntor 2009

Lajme per Futbollistet Shqiptare

Hamdi Salihi ia siguroi fitoren Rapidit

Futbollisti shqiptar, Hamdi Salihi, ishte kreator i fitores së madhe të skuadrës së Rapidit nga Vjena, e cila para adhuruesve të vet me rezultat minimal 2:1 ka mposhtur skuadrën e Sturmit, në javën e 16-të të Superligës së Austrisë në futboll. Salihi shënoi edhe golin e tetë për skuadrën e Rapidit dhe është më meritori që janë edhe lider i tabelës. Deri në minutën e 89-të rezultati ishte baras, 1:1 dhe në këto çaste shkathtësia e Salihit bëri të veten, duke shënuar golin e fitores me rezultat 2:1. Salihi dëshmoi se është figura qendrore e skuadrës së Rapidit edhe në ndeshjen e sotme, duke shkëlqyer me lojë në fushë. Në minutën e 90-të kryetrimi i kësaj fitore, Salihi, është zëvendësuar me futbollistin Gartler. Rapidi i prin kreut të tabelës me 34 pikë, aq pikë ka edhe i dyti, Salzburg, por ka gol-dallim me të dobët.

Kurtishi e Gërcaliu i gëzohen fitores së lartë

Dy futbollistët shqiptarë, Mensur Kurtishi dhe Ronald Gërcaliu iu gëzuan fitores së lartë të skuadrës së tyre, W. Neustadt që ka shënuar me rezultat 4:1 kundër LASK-ut nga Linzi, në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të të elitës së futbollist austriak. Gërcaliu luajti titullar dhe dëshmoi formë të lartë, ndërsa Kurtishi është aktivizuar në minutën e 77-të të ndeshjes. Kurtishi për 13 minuta lojë pati një angazhim të mirë dhe së bashku me Gërcaliun kontribuan në fitoren e lartë. W Neustadti më këto tri pikë përmirësoi renditjen në tabelë, me 18 pikë ngritet në vendin e shtatë, ndërsa LASK zbret në vendin e tetë me 16 pikë.

Mehmedi aktivizohet në humbje kundër Realit

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë pas një kohe të gjatë dhe pikërisht aktivizohet në minutën e 69-të në vend të futbollistit Raul.
Klubi mbretëror, Real Madridi, ashtu siç kishte parashikuar edhe arkëtoi tri pikë domethënëse në Champions Leagua në futboll. Reali nuk pati punë edhe aq të vështirë, duke e mposhtur me rezultat 1:0 kampionin zviceran, Zurichun, në xhiron e pestë të grupit C në Champions Leagua. Reali në minutën e 21-të shënoi golin e epërsisë nëpërmjet futbollistit Gonzalo Higuaín. Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë pas një kohe të gjatë dhe pikërisht aktivizohet në minutën e 69-të në vend të futbollistit Raul. Zurich me gjithë humbjen u mbajt mirë dhe dëshmoi lojë të mirë përballë yjeve madridas. Futbollisti shqiptar, Admir Mehmedi është aktivizuar në minutën e 85-të në vend të futbollistit Alphonse. Mehmedi luajti pesë minuta në "Santiago Bernabeu", ndërsa shqiptari tjetër, Adrian Nikçi ka qëndruar në pankinë. Ndeshje interesante është zhvilluar edhe në mes Milanit dhe Marseilles, e cila përfundoi baras, 1:1. Skuadra e Milanit të parët kaluan në epërsi me rezultat 1:0 pikërisht në minutën e 10-të me golin e Borriellos. Ndërsa mysafirët pa kaluar as gjashtë minuta (16') lojë ia dolën ta barazojnë shifrat 1:1 falë golit të futbollistit Lucho. Bayern nga Munihu ka shtuar ambiciet për kualifikim të mundshëm me fitoren me rezultat 1:0 kundër Maccabi Haifit. Futbollisti Ivica Olic ka shënuar në minutën e 62-të golin e rëndësishëm për Bayernit. Juventus pësoi humbje si mysafirë me rezultat 2:0 nga Bordeauxi. Francezët shënuan në minutën e 54-të nëpërmjet Fernandos dhe Chamakh në atë të 90-të. "Zonja e Vjetër" ashtu siç e thërrasin Juventusin i ka vështirësuar punët për kualifikim, por shpresojnë në xhiron e fundit ta ruajnë vendin e dytë dhe të shkojnë në tetën e finales. Befasia më e madhe e kësaj xhiroe është edhe humbja e papritur e kampionit anglez, Manchester Unitedit para shikuesve të vet nga turqit, Besiktasi. Ndërkaq, Chelsea fitoi me rezultat 1:0 si udhëtues në Porto të Portugalisë. Kreator i kësaj fitore ka qenë futbollisti Anelka në minutën e 69-të. Më një fjalë, Chelsea, Bordeaux, Manchester Unitedi, Porto e siguruan shkuarjen në tetën e finales.

Bogdani më i fortë se Basha

Skuadra e Chievos pa ndonjë vështirësi e ka mundur me rezultat 2:0 Frosinonen, në ndeshjen e vlefshme për kupën e Italisë në futboll. Erion Bogdani luajti 90 minuta dhe ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme. Nga ana tjerër, Migjen Basha është aktivizuar plotë 60 minuta në humbjen e Frosinones, megjithatë ka pasur një lojë solide. Bogdani me shokë ishin më të mirë dhe dëshmuan cilësi ndaj Frosinones, e cila bën gara në Serie B të Italisë.