JUVELIVE

02 nëntor 2009

Titujt s’kanë rëndësi

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez është munduar t’i shmanget presionit në rritje duke theksuar se fitimi i titujve nuk është gjithçka, por krijimi i një grupi të futbollistëve që mund të luftojnë për tituj është ajo që ka rëndësi më të madhe.
Trajneri beson se Liverpool do t’i heshtë kritikët së shpejti dhe shpreson se Fernando Torres do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Lyonit, të mërkurën. Liverpool pësoi humbjen e pestë këtë sezon në Premierligë, kur u mposhtën 3-1 nga Fulhami në Craven Cottage, të dielën.
Në mesjavë, Arsenali i eliminoi nga Carling Cup, ndërsa pjesëmarrja në vazhdim të Ligës së Kampionëve do të jetë në dyshim nëse humbin nga Lyoni, të mërkurën.
“Kemi marrë 86 pikë në Premierligë, sezonin e kaluar, dhe disa njerëz thonë se nuk ishte sezon i mirë. Por, përfundimi në pozitën e dytë dhe ngushtimi i epërsisë ndaj liderit në katër pikë, ishte arritje e jashtëzakonshme. Titujt kanë rëndësi të madhe për të gjithë, por më me rëndësi është të shihni zhvillimin e ekipit që garanton se do të jenë konkurrentë edhe në të ardhmen”, deklaroi Benitez.