02 nëntor 2009

Bayern, marrëveshje me Audin

Bayern Munich është në bisedime me fabrikën gjermane të automobilave, Audi për një investim dhe marrëveshje sponsorimi në vlerë prej më tepër se 100 milionë euro, ka njoftuar menaxheri i përgjithshëm i klubit, Uli Hoeness.
“Kemi synim të nënshkruajmë kontratë afatgjate. Kontratë reklamuese dhe pjesëmarrje. Vlera është mbi 100 milionë euro” tha Hoeness i cili shtoi se marrëveshja ende nuk është finalizuar por njoftimi pritet të bëhet para datës 27 nëntor.