01 tetor 2009

Prandeli: Ndeshja më e mirë e karrierës sime

Trajneri i Fiorentinës është i lumtur pas fitores me Liverpulin: Vuajtëm, por na shkoi mbarë
Playstation”, që mbetet zbavitja e tij e parapëlqyer, tani që nuk është më “vëllai” Kuzmanoviç (të paktën kishte të fejuarën dhe prindërit nga Podgorica), nuk i ka bërë keq. Ajo lojë të bën të ëndërrosh dhe Stevan Jovetiç, e ëndërronte një mbrëmje të tillë. Ai kundër Liverpulit, me Fiorentinën mbi supe, ai që bëri të harrohet mungesa e Xhilës (e pa ndeshjen i trishtuar në sallën e “Vip”-ave të “Frankit”), ai kundër “monstrave” Xherrard dhe Torres, ai përpara Don Diego Dela Vales, që e lejoi Pantaleo Korvinon kur vendosi të shpenzojë 8 milionë euro për ta blerë duke mundur konkurrencën e Realit e Juves, që ishin gati të bënin dokumenta “falso” për talentin me rica të zeza.
Stevan Jovetiç luajti si kampion, si yll (”Është një talent, nuk duhet të ketë shumë presion, por nëse luan gjithnjë kështu…”, - thotë Jorgensen), e gjunjëzoi Stërkelin, që një ditë më parë, shumë i sigurt, nuk kishte frikë nga ai. Në bankinë Luçiano Spaleti dhe Mario Bereta e shikonin të ekzaltuar. Dhe Çezare Prandeli, që duke parë rastin, kishte braktisur xhupin dhe golfin ngjyrë vjollcë, për të mbajtur një kostum, shijonte “xhevahirin” e tij, që konfirmoi atë që trajneri i tij kishte thënë: “Është një sulmues, më besoni”.
E vërtetë. Dy gola ndaj Liverpulit, pas atij vendimtar për kualifikimin me Sportingun e Lisbonës, kurorëzojnë gjeniun e ri nga Mali i Zi. I ndihmuar nga një skuadër, asnjëherë në nivele kaq të larta, që në pjesën e parë, nuk e lejoi të bëjë asnjë aksion Liverpulin. Dhe tani Çezare Prandeli mund ta mbajë në stol, siç pohoi, atë “kalë” fatsjellës, i mbajtur deri tani në dhomat e zhveshjes: “Një ndeshje e përsosur, në pjesën e parë pashë Fiorentinën më të mirë nën drejtimin tim, - pranoi Prandeli. - Dhe Jovetiçin e përgëzoj: gjen gjithnjë rolin e duhur, që prej këtij viti është në shërbim të skuadrës. Përgëzime vërtet. Ai është i qetë dhe tani vijnë edhe golat”.