Jovetiç, tani idhulli i ri i anglezëve
Anglia është zgjuar dje me një idhull i ri: Stevan Jovetiç. Po, sepse nëse Rafa Benitez, një ditë pas humbjes së Liverpulit të tij, siguroi që i njihte cilësitë e futbollistit malazias, shtypi anglez, ka mbetur vërtet i befasuar. Dhe dje në gazeta Stevan Jovetiç, i cili nënshkroi dygolëshin që gjunjëzoi Liverpulin, është në “qiellin e shtatë”. “Djaloshi i ri i artë”, - titullonte “Daily Mail”, ndërsa për “Daily Express” është “”Montenegro Kid”. Në mungesë të Alberto Xhilardinos, i pezulluar, mendoi djaloshi 19-vjeçar malazias për t’i dhënë tri pikët Fiorentinës, që e sheh veten në vend të dytë pas Lionit në grupin E. “Guardian” e quan Prandelin “Magjistarin e Orzinuovit”, duke iu referuar origjinës së trajnerit vjollcë. “Daily Mail” kujton sesi Jovetiç, i blerë nga Partizani i Beogradit verën e shkuar për 9 milionë euro, “ka tërhequr që tani vëmendjen e Mançester Junajtid e të Juventusit”, pavarësisht se kontrata me vjollcët i skadon në 2013-ën. “Jovetiç ndëshkon një Liverpul të lodhur”, është titulli i “Guardian” që gjykon me “superlativa” paraqitjen e të riu malazias. Në të njëjtën linjë është edhe “Times”, që e cilëson “mbresëlënëse” ndeshjen e Jovetiçit, i përkufizuar që tani si “Mesi malazias”.