JUVELIVE

28 tetor 2009

Iakuinta operohet me sukses

Sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares italiane, Vinçenco Iakuinta, i është nënshtruar dje në mëngjes një operacioni në gjurin e majtë. Ndërhyrja kirurgjike, që ka zgjatur më shumë se një orë, është drejtuar nga profesor Flavio Kualja, ka përfunduar me sukses. Kështu, lojtari që pritet të kthehet në fushat e lojës pas 40 ditësh, nuk do të jetë në dispozicion të Ferrarës për ndeshjen e sotme kundër Sampdorias.