Çelsi interesohet për Hamsikun
Çelsi duket se është gati t’i ofrojë Napolit një shifër prej 18 milionë stërlinash për të siguruar shërbimet e Marek Hamsikut, nëse vendimi i FIFA-s hidhet poshtë nga gjykata sportive dhe e lejon klubin londinez të zhvillojë operacione në merkaton e janarit. Sipas shtypit britanik, Ançeloti, duket se e konsideron mesfushorin sllovak objektivin numër një për përforcimin e skuadrës, duke marrë parasysh edhe se në muajin janar Esien dhe Obi Mikel do të marrin pjesë në Kupën e Afrikës.