26 tetor 2009

Garrone ëndërron: Si në vitin 1991

Presidenti i Sampdorias, Rikardo Garrone, ka mbetur shumë i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij, që ka shkatërruar skuadrën e Bolonjës falë një pjese të parë të jashtëzakonshme: “Një ndeshje perfekte, që më ka emocionuar shumë. Dukej sikur po shikoja një takim të vitit 1991. Fitorja e së shtunës në mbrëmje për mua vlen më shumë se 3 pikë”, ka thënë numri një i Sampit. “Kjo skuadër më ka kujtuar ekipin e 1991-it, - ka përfunduar ai - por nuk dua të ekzagjëroj, tani të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim”.