JUVELIVE

25 tetor 2009

Amauri mposht Sienën, Roma dënohet

Juventus ka shënuar fitore minimale mirëpo shumë të rëndësishme në udhëtim te Siena.

Ndeshja ishte jashtëzakonisht monotone me pak raste shënimi dhe me bllokim total të vendasve.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Amauri me kokë në minutën e 72.

Roma u mposht në shtëpi nga Livorno, duke u befasuar në minutën e 40 nga Francesco Tavano.

Nga ana tjetër Bari në top formë ka demoluar Lazion me një fitore 2 me 0 me golat e Barretos në minutën e 11 dhe të Meggiorinit në minutën e 67. Gjithçka që bëri Lazio ishte një skuqje e Dabos në minutën e 82.

Kështu, Juventus mban hapin me liderët Interin dhe Sampdorian, kurse Roma dhe Lazio fundosen edhe më tej në thellësi të tabelës.