Liverpool ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në superderbin anglez kundër Manchester Unitedit.Pjesa e parë
Në minutën e 15 Torres faulohet nga Evra i cili zverdhet. Goditjen e lirë e ekzekutoi Fabio Aurelio goditjen e të cilit Van der Saar menzi e ndal por jo sigurt dhe nga topi i kthyer Kuyt e bëri edhe një përpjekje por vetëm goditje nga këndi.
Kuyt paprimtas godet plogësht por shumë rrezikshëm mirëpo topi përfundon vetëm jashtë kornizave.
Pjesa e dytë
Në minutën e 52 Fabio Aurelio nga gjuetja e lirë harkon bukur për Kuyt që nuk shënon.
Në minutën e 56 Rooney faulohet dhe pas harkimit të Giggs edhe ky rast i radhë shkon në rrugë pakthim.
Pas kombinimeve të bukura në minutën e 64 Torres dëperton në brenda zonës si para lagjes së tij, dhe i penguar nga Ferdinand, ai shënon bukur për impaktin në Anfield.
Michael Owen në minutën e 83 depërton dhe asiston per Valencian i cili bukur godet shumë bukur dhe fortë, duke qelluar transversalen.
Takimit ju shtuan 4 minuta. Në minutën e 94 Mascherano dërgohet në shtëpi, kurse një minutë më vonë Ngogh shënon për 2 me 0 dhe gëzimin në Anfield.
Kështu Liverpool më në fund del nga kriza e thellë, dhe tani është afër liderëve të cilit kanë pikë të barabarta në tabelë.
Duhet të shtohet se Rooney i befasishëm u inkuadrua në lojë duke i befasuar të gjithë.