Juventus ka shënuar fitore minimale mirëpo shumë të rëndësishme në udhëtim te Siena.Ndeshja ishte jashtëzakonisht monotone me pak raste shënimi dhe me bllokim total të vendasve.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Amauri me kokë në minutën e 72.
Roma u mposht në shtëpi nga Livorno, duke u befasuar në minutën e 40 nga Francesco Tavano.
Nga ana tjetër Bari në top formë ka demoluar Lazion me një fitore 2 me 0 me golat e Barretos në minutën e 11 dhe të Meggiorinit në minutën e 67. Gjithçka që bëri Lazio ishte një skuqje e Dabos në minutën e 82.
Kështu, Juventus mban hapin me liderët Interin dhe Sampdorian, kurse Roma dhe Lazio fundosen edhe më tej në thellësi të tabelës.