25 tetor 2009

Ciro Ferrara i kënaqur pas fitores kundër Sienës

Trajneri i Juventusit Ciro Ferrara ishte i kënaqur me fitoren 1 me 0 ndaj Sienas, duke ndërprerë serinë e katastrofale prej 4 javësh pa fitore.

“ Fitorja e sotme ishte kruciale, ne morrëm tri pikë pa rrezikuar. Jam i kënaqur me rezultatin dhe me paraqitjen.”

“ Në pjesën e parë kombinimet nuk ishin të shpejta, dhe pas kësaj mbrojtja e Sienës u mbyll.”

“ Në pjesën e dytë definitivisht u përmirësuam, lëvizëm më shumë dhe gjithashtu aplikuam stilin tonë të lojës.” Deklaroi pas ndeshjes Ferrara.

Bianconerët tani kanë 18 pikë por ende mbeten katër pikë prapa liderit Interit, që mposhti dje mbrëma Catanian. Juventus pret Sampdorian të mërkurën mbrëma në Olimpico di Torino.