28 shtator 2009

City mposht West Hamin

Manchester City ka vazhduar formën e mirë në Premier Ligë, dukë shënuar fitore me rezultat 3 me 1 kundër West Hamit, në kuadër të ndeshjes së fundit të javës së shtatë.
Manchester City takimin e nisi mirë duke atakuar menjëherë portën kundërshtare. Martin Petrov pas një depërtimi në krah assiston në mënyrë fantastike për Carlos Tevezin e pagabueshëm i cili shënon në minutën e 5 për epërsinë fillëstare të Cityt.
Mirëpo pas minutës së 20 West Ham merr kontrollin mbi lojë. Pas një harkimi nga këndi, topin e kthyer nga zona e shfrytëzon Diamanti goditjen e të cilit e devijon Carlton Cole duke barazuar kështu rezultain. Ndodhi kjo në minutën e 24.
Mirëpo në minutën e 32 akordohet goditje e lirë për Cityn. Distanca afro 25 metra. Përgjegjësinë e merr kush tjetër pos Martin Petrov, i cili shënon bukur për epërsinë e dytë të Cityt në këtë takim.
Në pjesën e dytë West Ham bëri presion të vazhdueshëm duke sulmuar pa rreshtur, mirëpo pa raste konkrete.
Dënimi për ‘’ çekanët “ vie në minutën e 61 kur pas një harkimi mjeshtërisht të ekzekutuar nga Craig Bellamy, Carlos Tevez edhe pse në pozitë jashtë loje, gjindet mirë në zonë duke shënuar për 3 me 1.