Roma do ti shfaq planet për stadiumin e ri nesër në një konferencë për shtyp, por disa detaje tanimë i kemi të gatshme.Sipsa burimeve tona, stadiumi, pritet, që ta ketë emrin e ish presidentit Franco Sensi, i cili vdiq Gushtin e kaluar.
Stadiumi do ketë kapacitet 60 mijë shikues dhe do të vendoset në Aurelia, zonë në veriperëndim të Romës. Ndërtimi nuk planifikohet të nisë para vitit të ardhshëm, por do marr katër vite për ndërtim dhe do të kushtoj 300 milion euro.
Detajet tjera do të bëhen zyrtare nesër në konferncën për shtyp, në të cilën presidentja e Romës Rosella Sensi dhe kryebashkiaku i Romës Gianni Alemanno do të jenë të pranishëm.
Mirëpo nëpër mediat Italiane ky plan po kritikohet ashpër. Teleroma56 thotë “ Është turp që në një qytet të cilit i nevojitet 6 muaj për të blerë një ultrazë mendon të ndërtojë stadium, turp.”