28 shtator 2009

Abidal ‘mbron’ Messin

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal ka bërë thirrje për përkrahje më të madhe nga gjyqtarët për yllin Lionel Messi.
“Gjyqtarët nuk janë duke na ndihmuar sepse ata nuk kanë kujdes për ekipet me kualitet të lartë edhe nëse ai ekip është kampion në fuqi. I kuptoj ndërhyrjet ndaj Messit sepse është shumë vështirë të ndalet dikush me aq shpejtësi dhe teknikë. Messi nuk është ankuar, por gjyqtarët duhet të kenë më tepër kujdes dhe të përcjellin xhirimet për të parë se çka është duke ndodhur”, deklaroi ai.