28 shtator 2009

Rummenigge këshillon Gomezin

Sulmuesi gjerman Mario Gomez është këshilluar nga presidenti i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge, të mos ankohet më pasi ishte rezervist në humbjen nga Hamburg të shtunën.
Gomez është shprehur i pakënaqur me rolin e rezervistit, ndërsa Rummenigge ka thënë: “Kam biseduar edhe me menaxherin e tij dhe i kam rekomanduar të mos ankohet prapë. Bayern nuk është Stuttgart në atë kuptim se këtu gjithmonë duhet të jep 100 për qind nga vetja”.