JUVELIVE

01 korrik 2009

Vllaznia mbërrin në Irlandë për Ligën e Evropës

Shkodër - Vllaznia e Shkodrës ka mbërritur sot në Irlandë ku nesër në mbrëmje pritet të përballet me Sliga Rovers për turin e parë të Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë e këtij turi do të luhet nesër në orën 20:00, dhe tekniku i shkodranëve Hasan Lika ka parashikuar të zhvillojë një seancë stërvitore në stadiumin e Sligas para fillimit të ndeshjes. Ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Loro Boriçi”.Stafi i Vllaznisë është shprehur optimist për një rezultat pozitiv në transfertë, çka do ta thjeshtonte shumë kualifikimin për ndeshjen e kthimit në Shkodër. Nëse Vllaznia arrin të kualifikohet në turin e dytë, përballë do të gjejë austriakët e Rapidit të Vjenës, një kundërshtar i fortë për nivelin e ekipeve tona.