Londër – Klubi anglez i Çelsit e “teproi” me kërkesën e tij dhe Morati rimendon për Boateng e Kasanon.
Takimi ndërmjet Lele Orialit, këshilltar për merkaton zikaltër dhe Franck Arnesen, drejtorit të ri sportiv të Çelsit për të përmbyllur transferimin e Karvajos dhe të Dekos është anulluar.Kontakti i fundit telefonik ndërmjet tyre i bindi të dy drejtuesit se do të ishte e kotë një takim kokë më kokë duke parë diferencën e maadhe ndërmjet kërkesës dhe ofertës.Çelsi kërkon plot 14 milionë euro për dyshen portugeze, ndërkohë që dhjetë vetëm për mbrojtësin Karvajo. Nga ana tjetër, Interi nuk ka ndërmend të shpenzojë më shumë se 5 milionë për mbrojtësin dhe 1 deri 2 milionë për fantazistin. Morati i ka kërkuar konsulentëve të merkaton të bëjnë çmos të gjejnë lojtarët që ka kërkuar Mourinjo por pa bërë shpenzime të ekzagjeruara. Interi nga ana e vete e di mirë se Gus Hidink, konsulenti i Abramoviçit, e ka cilësuar si të papërshtatshëm Dekon për futbollin anglez dhe të dobët fizikisht për të qenë titullar në qendër të mbrojtjes Karvajon.Pra nuk ia vlen të shpenzohet tepër për dy lojtarë që megjithëse vlerësohen si të vlefshëm nga tekniku, por që mund të zëvendësohen nga lojtarë të tjerë po të vlefshëm. Për mbrojtjen alternativa është Jerome Boateng, kampion me Gjermaninë i Evropianit Under 21, ndërsa për rolin e fantazistin ende pulsojnë alternativa Diamanti dhe Kasano.