JUVELIVE

01 korrik 2009

Akuilani ndez “motorët” drejt Romës

Janë dëgjuar shumë gjëra në sezonin e fundit për Alberto Akuilanin. Thuhej që lojtari donte të largohej nga Roma, sepse nuk ishte në sintoni me Spaletin dhe mendohej që ishte tashmë shumë pranë veshjes së fanellës së Juves, por në të vërtetë lojtari qëndroi dhe tani mezi pret të nisë kampionati.
Problemi në ligamentet e kaviljes e kishte hequr nga skena, duke e detyruar të qëndrojë shumë kohë jashtë pas operacionit më 13 maj në Amsterdam. Në Holandë zhvilloi edhe fazën e parë riaftësuese nën kujdesin e doktorit Van Dijk dhe tani fundi i tunelit është pranë.