JUVELIVE
▼
21 korrik 2009
Udhëtim të këndshëm
Pep Guardiola nuk llogarit më në sulmuesin kamerunas Samuel Eto’o. Trajneri spanjoll e ka konfirmuar vendimin e tij në një konferencë për shtyp, në të cilën i ka treguar arsyet e largimit të golashënuesit më të mirë të këtij klubi në vitet e fundit.“I kuptoj njerëzit që pyesin se pse do të largohet sepse ai është lojtar i shkëlqyeshëm. Samuel gjithmonë ka qenë çelës i sukseseve tona. Është futbollist i jashtëzakonshëm që sakrifikohet për skuadër. Por, jam i bindur se gjëja më e mirë për klubin dhe për Eto’o është që të largohet”, u shpreh fillimisht Guardiola.Trajneri Blaugrana ka shpjeguar se nuk ka ndonjë ankesë që ta bëjë për kamerunasin dhe se nuk ekziston asnjë motiv personal dhe i sjelljes. “Eto’o e ka karakterin dhe personalitetin e tij dhe unë nuk jam këtu që t’ia ndryshoj”, shtoi ish futbollisti spanjoll.Guardiola nuk ka dashur t’ia qesë poshtë kontributin që dha ish futbollisti i Real Madrid e Mallorca për klubin katalunas. “Pa Eto'o sigurisht se nuk do të fitonim aq shumë tituj. Por, duhet të shikojmë përpara. E di se njerëzit do ta kenë vështirë ta kuptojnë, por ky është vendim imi nga eksperienca ime si futbollist. Pas gjithë atyre që kemi fituar, duhet të ndryshojmë diçka”, vazhdoi Guardiola i cili shpreson që Eto’o të mos zemërohet, pasi spanjolli është njeri që i thotë gjërat direkt.Megjithëkëtë, Guardiola ka sqaruar se ekziston një mundësi e vogël që Eto’o të mbetet në Barcelonë. Mirëpo, duke i analizuar deklaratat e konferencës për shtyp, është vështirë të imagjinohet Eto’o me fanellën Azulgrana për një tjetër sezon.Guardiola thotë se e pret duarhapur Zlatan Ibrahimoviçin, i cili mund të shkëmbehet me Eto’on. “Ai është ende futbollist i Interit, natyrisht se është një lojtar i madh. Nuk e dimë se çka do të ndodhë gjatë kësaj vere”, tha në fund Guardiola i cili pëlqen pa masë edhe mesfushorin e Bayern Munchen, Franck Ribery.