JUVELIVE

21 korrik 2009

Ronaldo u shit lirë

Ish kapiteni i Manchester United, Roy Keane beson se Cristiano Ronaldo u shit “lirë” për 94 milionë euro. Real Madrid i pagoi vlerë rekorde Manchester United për transferimin e mesfushorit portugez, por Keane ka thënë se paratë e përfshira në marrëveshje për kalimin e 24 vjeçarit në Spanjë ishin të arsyeshme. “Pajtohem me të”, tha menaxheri i Ipswich Town. “Klubet janë të gatshme të paguajnë shuma të tilla dhe njerëzit flasin për transferimin e Ronaldos për 94 milionë euro, por nëse shikoj futbollistët e tjerë, mendoj se Ronaldo ishte i lirë për 94 milionë euro”, shtoi ai. Keane, i cili me ekipin e tij të ri Ipswich gjendet në Irlandë për turne përgatitor, shtoi: “Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë. Futbollistët klasifikohen si argëtues dhe nëse shikoni cilëndo industri njerëzit kryesorë paguhen më së tepërmi”, përfundoi ai. Transferimi i Ronaldos në La Liga përfundoi ndjekjen e gjatë të Real Madridit për futbollistin më të mirë në botë nga viti i kaluar.