JUVELIVE

21 korrik 2009

Shpresojnë në kualifikim

Të martën, Tirana do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj kampionit norvegjez Stabaek. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi, bardh e kaltrit një javë më parë kishin barazuar 1:1. Trajneri Ilija Lonçareviç është i vetëdijshëm se ekipi i tij do të ketë punë mjaft të vështirë në Norvegji, por ai beson se mund ta befasojë kundërshtarin, duke ia siguruar kështu Tiranës kualifikimin në rrethin e dytë. “Unë e kam një ide mbi lojën që do të bëjmë, por parapëlqej të mos flas para kohe. Sigurisht që kualifikimi do të jetë i vështirë, por unë ende besoj se ekipi im ka mundësi të kalojë në turnin tjetër. Tirana do ta thotë fjalën e saj edhe në ndeshjen e kthimit dhe nuk mund të dorëzohemi në këtë moment. Unë nuk mund të them se do të shënojmë 4-5 gola, por dëshiroj të shënoj një gol që më jep kualifikimin. Optimizmi im ka bazë praktike, prandaj jam i mendimit se mund t’ia dalim mbanë me sukses”, tha kroati Lonçareviç, që vazhdon të mbajë sekret formulën e tij të re. Ndeshja ndërmjet Stabaek dhe Tiranës do të zhvillohet në Norvegji të martën në orën 20:45.