Një taksë: ja çfarë e mban “të gozhduar” David Trezegenë te Juventusi. Quhet “Impot sur la fortune”, ose “Taksa e solidaritetit mbi pasurinë” dhe është një detyrim mbi pasurinë që francezët të cilët kthehen në shtëpi, duhet t’ia paguajnë sistemit fiskal vendës. Pas nëntë vjetësh pune në Itali për qendërsulmuesin 32-vjeçar, do të ishte një vështirësi. Edhe për këtë, një muaj më parë Davidi i ka thënë “jo” Marsejës dhe për të njëjtin motiv rrezikon të mos e përshkruajë rrugën që të çon te Lioni. Pas shitjes së Benzemasë tek Real Madridi, te Juventusi presin një thirrje nga Zhan Mishel Ola, sepse Olimpiku i Lionit ka nevojë për një qendërsulmues me përvojë në Champions, madje menjëherë për turin paraeleminator të kësaj veprimtarie. Për këtë çështje, presidenti francez, Ola shpjegoi: “Do të më pëlqente të kisha Trezegenë”. Objektivi i parë është Lisandro Lopez dhe pikërisht për këtë, dje Ola ka qenë në Oporto. Zgjedhje të tjera janë Zhinjak i Tuluzës dhe sigurisht Trezege. Për Juven është vera e fundit, ku mund të shpresojë të fitojë para me sulmuesin e saj, ku synon rreth 10 milionë euro. Sepse, pas një vit, një para skadencës së kontratës, nuk beson të fitojë shumë nga një lojtar 33-vjeçar. Shpresohet për këtë dhe ndoshta për një arsye tjetër: trafiku mbi aksin Torino-Lion mund të sjellë Groson. “Ka folur me trajnerin mbi mundësinë e largimit”, - konfirmon Ola. Por një ndihmë për të zgjidhur problemet fiskale të Trezegesë, mund të vijë nga presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, që për të favorizuar rikthimin e kapitaleve, ka urdhëruar reduktimin fiskal në 30% për qytetarët me rroga të larta, të cilët kthehen të punojnë në Francë. Kështu ka përfituar Makelele dhe nëse do ta bënte edhe Trezege, do të kufizonte efektet e taksës së solidaritetit. Ndoshta një ditë mund ta shfrytëzojë edhe Blank, administratori i deleguar i Juves, që në 2008-ën ka fituar 2.2 milionë euro, tre herë sa rroga e presidentit Koboli Xhilji.
JUVELIVE
▼
04 korrik 2009
Taksa e solidaritetit ndalon Trezegenë!