Napoli ka zyrtarizuar dy blerje në merkato të sinjalizuara prej disa ditësh. Por që dje, Luka Çigarini dhe Fabio Kualjarela janë plotësisht lojtarë të klubit të kaltër. Mesfushori vjen nga Atalanta dhe ashtu si Kualjarela ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. Çigarini, 23 vjeç, ka luajtur 93 ndeshje dhe shënuar 7 gola në Serinë A mes Parmës e Atalantës, përveç 20 ndeshjeve me 1 gol në kombëtaren “axurre” U-21. Ndërsa Fabio Kualjarela, 28 vjeç ka shënuar 41 gola në 146 ndeshje në Serinë A me Torinon, Askolin, Sampdorian e Udinezen. Ka luajtur edhe 14 ndeshje dhe shënuar 3 gola me kombëtaren italiane, përveç një pranie me U-21. Me këto blerje Napoli sa vjen e fuqizohet në merkato.