20 korrik 2009

Shënon edhe Adriano

Përpos Ronaldos, të dielën mbrëma ka realizuar gol edhe braziliani tjetër Adriano. Ish sulmuesi i Interit ishte protagonist me Flamengon e tij, në barazimin 2:2 në shtëpi kundër Botafoco. Adriano shënoi për rezultatin 1:1, në minutën e 40-të, në kuadër të xhiros së 12-të të kampionatit brazilian.