Wenger u frikësua për Rosickyn
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se në një moment gjatë rehabilitimit të Tomas Rosickyt ishte frikësuar se karriera e mesfushorit kishte marrë fund. 28 vjeçari të shtunën bëri paraqitjen e tij të parë pas 18 muajve, pas lëndimeve të nyjës së këmbës dhe gjurit. “Ishte një kohë kur kam qenë i brengosur se Tomas nuk do të mund të luajë prapë futboll dhe ai është ndjerë njësoj. Duhet të pyesni dhe shpresoni nëse ai do të kthehet atje ku ka qenë më parë dhe përgjigja duket se është po”, deklaroi Wenger.