Nani synon të përmirësohet
Pas një sezoni dëshpërues, Nani është optimist se mund të bëjë ndikim më të madh në edicionin e ardhshëm me Manchester United. Reprezentuesi portugez shënoi golin e dytë në fitoren 3-2 kundër Malajzisë XI, dhe ka thënë se synon të përmirësoj paraqitjet e tij në dallim me dy sezonet e kaluara. “Mendoj se këtë sezon do të arrij të luaj më mirë se në dy sezonet e kaluara. Jam duke punuar shumë rreth kësaj. Jam shumë i lumtur në klub dhe tani kam më tepër mundësi të luaj”, deklaroi ai.