Fenerbahçe ka shtuar kontingjentin e saj të fuqishëm brazilian me transferimin e reprezentuesve Andre Santos dhe Cristian nga Corinthians. Mbrojtësi i majtë Santos dhe mesfushori Cristiano do të mbërrijnë në Turqi të mërkurën për të nënshkruar kontratat e tyre me klubin turk. Fenerbahçe nuk ka bërë të ditura detajet financiare të marrëveshjes, por Santos dhe Cristian i bashkohen Fabio Bicilas, Roberto Carlosit, Gokcek Vedersonit, Alexit dhe Deividit në kontingjentin brazilian të klubit.