Pas dështimit në transferimin e Andre-Pierre Gignac dhe Loic Remu, Olympique Lyon është i interesuar për sulmuesin e CSKA Moskës, Vagner Love, ka njoftuar e përditshmja franceze Le Parisien. Lyon së fundi ka transferuar Lisandro Lopezin nga Porto si zëvendësim për Karim Benzeman, i cili kaloi në Real Madrid. Mirëpo, drejtuesit e klubit kërkojnë të forcojnë edhe më tepër repartin sulmues dhe Love konsiderohet objektivi i tyre kryesor i ardhshëm gjatë këtij afati kalimtar të verës.