Sipas mediave angleze, Aston Villa është favorit për transferimin e mesfushorit të Tottenhamit dhe Kombëtares angleze, Jermaine Jenas. 26 vjeçari i cili kërkohet edhe nga Inter, vlerësohet nga Martin O’Neill si pasardhës ideal për Gareth Barryn, i cili u transferua në Manchester City më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës. Mirëpo, Ashley Young spekulohet se mund të kalojë në drejtim të kundërt (Tottenham) pas ardhjes së Stewart Downing nga Middlesbrough javën e kaluar.