JUVELIVE

21 korrik 2009

Rui Farias: Organika s’është akoma e plotë

Rui Farias, për Hoze Mourinjon është më shumë se një përgatitës atletik i thjeshtë: është njeriu me të cilin studion, zhvillon, përshtat idetë e tij mbi futbollin që ai pastaj e bën të mundur, krahu i tij i djathtë, por edhe një mendje më shumë. Ta dëgjosh, është njëlloj sikur po dëshifron edhe mendimin e Mourinjos: “Fakti që këtu në stërvitje nuk janë akoma lojtarët që duhet të përballojnë sezonin e ardhshëm, është një problem: për organizimin e punës në përgjithësi, për atë taktik në veçanti”.
Edhe për atë fizik, sepse përgatitja e zgjedhur nga Mourinjo e Rui Farias, dihet, është shumë konvencionale: “Metoda jonë bazohet te specifika, ushtrimet parashikojnë një lëvizje të organizuar, të studiuar për ta bërë të mundshëm drejtimin fiziologjik dhe prirjen tonë të lojës. Është më shumë një punë psikologjike ajo e jona: kush ka zakone të ndryshme, ka nevojë ende për kohë.
Duhet një përshtatje muskulare dhe një stërvitje specifike krejtësisht ndryshe, por lodhja është më shumë fizike sesa mendore, sepse intensiteti i kërkuar është para së gjithash në aspektin e përqendrimit. Dhe gjithsesi, secili ka një reagim ndryshe nga lodhja: për këtë, në këto momente, vëmendja jonë është e përqendruar para së gjithash tek ai që nuk ka punuar akoma me ne. Për këtë, nuk ndihmon fakti që një lloj stërvitjeje e tillë nuk mund të fillohet pa qenë të gjithë bashkë…”