JUVELIVE

21 korrik 2009

Klub Amerika mund zikaltërit me 11-metërsha

Ka humbur pas goditjeve të 11-metërshave Interi në ndeshjen e parë të turneut “Ëorld Football Challenge”. Zikaltrit munden 6-5 nga meksikanët e Klub Amerika në “Stamford Stadium”. Kundër një prej klubeve më me shumë tituj të Amerikës Qendrore, Mourinjo, pikërisht si në ndeshjen ndaj “UCLA”-s, zgjedh të ndajë grupin zikaltër në dy formacione të ekuilbruara. Në fushë shfaqet edhe Ibrahimoviç që shënon 11-metërshin e tij.
Në fund të ndeshjes Mourinjo nuk ka dashur të flasë, sepse ishte i inatosur me gjyqtarin. Foli zëvendësi i tij Bepe Barezi: “Siguritë mbi të ardhmen e Ibrës? Deri sa është këtu me ne, stërvitet dhe luan si të gjithë futbollistët e tjerë, nuk kemi për të thënë ndonjë gjë. Presim Luçion, një kampion i madh, por edhe Maikonin e Hulio Sezarin pas pushimeve. Do të kemi shumë zgjidhje për mbrojtjen dhe kampionati do ta shtojë trysninë dhe përqendrimin e grupit. Interi synon të fitojë në të gjitha frontet, ne do të përpiqemi”.