JUVELIVE

21 korrik 2009

Vieira dëshiron të mbetet

Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth largimit të tij nga Inter gjatë këtij afati kalimtar të verës, Patrick Vieira ka theksuar se dëshiron të mbetet në klub. “Jam duke punuar shumë dhe jam i lumtur në klub. Më në fund ndihem mirë pas shumë lëndimeve që kam pasur vitin e kaluar.Ende ndihem futbollist i Interit dhe pjesë e këtij projekti. E di se është vështirë të kem një vend në formacionin bazë për shkak të konkurrencës së fortë, por gjithmonë mundohem të jap maksimumin dhe më pas vendos trajneri”, deklaroi Vieira për Sky Sport 24.