Diawara dhe Cisse në Marseille
Olympique Marseille ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Souleymane Diawara dhe kampioni i Francës, Bordeaux dhe mesfushorit Edouard Cisse nga kampioni i Turqisë, Besiktas. Diawara besohet se kushtoi pesë milionë euro, ndërsa Cisse i është bashkuar atyre si futbollist i lirë. Marseille përfundoi sezonin në pozitën e dytë në Ligue 1, tri pikë më pak se Bordeaux dhe trajneri i ri Didier Deschamps është i vendosur të luftojë për tituj në edicionin e ardhshëm.