04 korrik 2009

Barcelona kërkon Matan

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Valencias, Juan Mata, ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle Sport. Guardiola kërkon të përforcojë krahun e majtë të mesfushës dhe synon të transferojë Matan në Nou Camp. Mata ka kontratë me Valencian deri më 2013, por përfiton 600 mijë euro në vit dhe Barcelona është e gatshme t’i ofrojë pagë dukshëm më të lartë. Gjiganti katalan po ashtu spekulohet se është i interesuar edhe për sulmuesin e Valencias, David Villa.