04 korrik 2009

Fiton Vllaznia

Vllaznia e Shkodrës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese në UEFA Europa League (ish Kupa UEFA), me rezultat 1:2, si mysafire e skuadrës irlandeze, Sligo Rovers. Shqiptarët kanë kaluar në epërsi prej 0:1 në minutën e 71-të me golin që e ka shënuar Dritan Smajlaj. Epërsia e skuadrës nga Shqipëria në 0:2 është shtuar në minutën e 75-të, pasi futbollisti i Sligo Roversit, Keane ka shënuar autogol. Ndërsa deri në fund të takimit Sligo Rovers nuk ka mundur të bëjë më tepër përveç që ta ngushton epërsinë e Vllaznisë në 1:2. Ngjau kjo në minutën e 89-të, kur Creatro shënoi gol nga penaltia, të cilën e ka shkaktuar portieri shqiptar, Grimaj, i cili me këtë rast është ndëshkuar me kartuç të kuq. Me këtë fitore, Vllaznia ka rritur gjasat për kualifikim nga ky rreth garash, pasi ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë pas një jave në Shkodër. Ndërsa skuadra tjetër nga Shqipëria, Dinamo e Tiranës ka pësuar disfatë të thellë në këtë rreth të garave pasi është mposhtur si mysafire e skuadrës finlandeze, FC Lahti me rezultat 4:1. Golat në këtë takim për FC Lahti i kanë shënuar Vieira në minutën e 2-të, Moilanen në minutën e 43-të, Haara në minutën e 51-të dhe Rafael në minutën e 86-të. Kurse golin e vetëm për Dinamon e Tiranës e ka realizuar Kuli në minutën e 29-të të takimit. Edhe skuadra tjetër shqiptare, Renova nga Maqedonia ka pësuar disfatë në këtë rreth të garave nga Dinamo Minsk me rezultat 2:1. Në këtë takim ekipi shqiptar ka kaluar i pari në avantazh prej 0:1 në minutën e 40-të me golin që e ka shënuar Ibrahimi. Kurse skuadra nga Bjellorusia e ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 73-të, pasi i saktë nga penaltia është treguar Kislyak. Dinamo Minks fitoren e siguroi dy minuta pa përfunduar takimi, kur Strakhanovich shënoi gol për rezultat 2:1.Ndërsa, ekipi malazez, Buduçnost, ku luan Fatos Beqiraj, është mposhtur në shtëpi nga Polonia Warsaw me rezultat 0:2. Golat për polakët në këtë takim i kanë shënuar Koziol në minutën e 54-të dhe Jodlowiec në minutën e 65-të.