Udineze ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare të sulmuesit Bernardo Korradi. Lojtari që në sezonin e fundit luajti me Rexhinën, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. Korradi duhet të zëvendësojë ndoshta largimin e mundshëm të Di Natales te Parma. Po ashtu, klubi friulan ka bërë të ditur se ka blerë kartonin e plotë të kolumbianit Huan Guliermo Kuadrado nga Indipiendientja e Medelinit, 21 vjeç. Po ashtu, Udinezja ka rinovuar huazimin e sulmuesit Vitor Paulo Barreto De Souza, që do të luajë sërish me Barin. Gjithnjë me klubin puljez, i sapo ngjitur në Serinë A, është realizuar shitja “në mënyrë të plotë”, për sulmuesin Antonio Lanxhela. Ndërsa Djuriç huazohet te belgët e Eupenit.