JUVELIVE

21 korrik 2009

Benitez përkrah Babelin

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, beson se Ryan Babel mund të jetë fuqi kryesore në Anfield gjatë këtij sezoni. Benitez pagoi 10 milionë funta për transferimin e 22 vjeçarit në Angli nga Ajax në korrik 2007, por Babel ende nuk ka arritur të zërë vend në formacionin bazë. Por, spanjolli beson se Babel është i gatshëm të tregojë vlerat e tij. “Jemi të impresionuar me punën e tij gjatë këtij viti dhe mendoj se tani ka mentalitetin e duhur dhe do të përmirësohet”, deklaroi Benitez.