JUVELIVE

21 korrik 2009

Juventus - Villareal [miqësore]!

Villareal konfirmon miqësoren me Juventusin, e cila do të mbahet më 7 Gusht. Website zyrtar i `nëndetëses së verdhë` sqaron se ndeshja do të luhet më 7 gusht, në stadiumin `Arecci de Salerno`, edhe pse koha apo ora kur do të fillojë ndeshja nuk është bërë e ditur ende. Lojtarët e Ernesto Valverdes hapën sezonin parapërgaditës me një miqësore kudër një ekipës regjionale, Navata të cilën e fituan 27:0. Kjo ndeshje miqësore si duket do të jetë testi më i madhë i Ferraras dhe ekipit të tijë për formën që e pret në sezonin e ardhshëm, pasi që Villareal duket në super-formë, Ferrara duhet t'a kompletoj ekipin dhe t'i dal ballë kësaj `nëndetëse` e cila kundër Navatas ishte më shumë se tmerruese, por që nuk ka gjasa reale të ndodhë edhe kundër zonjës së vjetër. Pritet një lojë e fortë, offansive nga të dyja skuadrat, me formacionin bazë, luftë pa kompromis për qdo top pasi që Ernesto Valverde dëshiron t'ia kthej me të mirë besimin e dhënë nga krerët e Villarealit, ndërsa nga ana tjeter Ferrara barazoi me Nancyn dhe kjo gjë nuk është edhe aq e mirëseardhur për fansat Juventin.