Torino nuk e lëshon Xhemajlin
Torino nuk planifikon ta shesë mesfushorin shqiptar, Blerim Xhemajli. Më herët gjatë kësaj jave qarkulluan spekulime se 23 vjeçari është objektiv i Napolit, por drejtori sportiv i Torinos, Rino Foschi ka mohuar mundësinë e largimit të futbollistit. “Napoli nuk ka kontaktuar asnjëherë me Torinon për Xhemajlin. Andaj spekulimet e reja nuk janë të vërteta. Ai është pjesë e rëndësishme e ekipit dhe llogarisim tek ai për rikthim në Serie A. Xhemajli mbetet në Torino”, deklaroi Foschi.