27 qershor 2009
Zyrtarizohet blerja e Marko Marin
Klubi i Verder Bremen ka bërë një përforcim shumë të rëndësishëm përsa i përket të ardhmes. Trajneri Tomas Shaf do ketë në dispozicion talentin 20-vjeçar, Marko Marin, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Ata arritën një marrëveshja me Borusia Mënshengladbah për shifrën e 8.4 milionë eurove, ndërkohë që mesfushori firmosi një kontratë katërvjeçare. Marin ka arritur të luajë edhe Kombëtaren e Gjermanisë, pavarësisht moshës së re. Ai është bërë blerja më e shtrenjtë e klubit gjerman, sëbashku me Karlos Alberton dhe pas tyre vjen Mesut Ozil, i cili do ketë detyrën për të zëvendësuar Diegon në qendër të mesfushës, pasi ky i fundit u transferua te italianët e Juventusit.