27 qershor 2009
Van der Vart, pranë rikthimit te Hamburgu
Florentino Perez pasi t’i japë fund serisë së blerjeve të bujshme, do të nisë fushatën e largimeve te Reali i Madridit. Një prej futbollistëve që po bën gati valixhet është edhe mesfushori holandez, Rafael van der Vart. Ky i fundit ka nisur të mendojë për klubin e tij të ardhshëm dhe në fakt, mund të jetë sërish Hamburgu. Pasi kaloi një periudhë shumë të suksesshme te gjermanët, ai u transferua në Spanjë pikërisht verën e vitit të kaluar. Çmimi i kartonit të lojtarit është vlerësuar 15 milionë euro, por mund të arrihet një marrëveshje me një çmim më të ulët. Ndërkohë, të interesuar janë edhe Verder Bremeni me holandezët e Ajaksit. Te këta të fundit ai do rigjente trajnerin Martin Jol.