04 qershor 2009

Van Gaal e mban Riberyn

Trajneri i ri i Bayern Munichut, Louis van Gaal dëshiron ta mbajë në klub reprezentuesin francez Franck Ribery, ka bërë të ditur menaxheri i përgjithshëm Uli Hoeness. “Van Gaal planifikon ta mbajë Riberyn me çdo kusht”, deklaroi Hoeness për të përditshmen gjermane Munich Abendzeitung. Emri i Riberys është spekuluar me klubet më të mëdha evropiane, por Bayern insiston se futbollisti nuk është në shitje dhe se nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për shërbimet e tij.